Frikë para portës/ Rama zhbllokoi Tiranën për Lalin, por bllokon qeverinë për Belën

Frikë para portës/ Rama zhbllokoi Tiranën për Lalin, por bllokon qeverinë për Belën

Mes njerëzve të afërt të Edi Ramës që po bëhen kurban në dosjet e korrupsionit, Erion Veliaj dhe Belinda Balluku janë dy ndër figurat më të larta politike që janë cënuar nga Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. I pari,kryebashkiaku i Tiranës, u arrestua në zyrë më 10 shkurt të këtij viti. Prej dhjetë muajsh qëndron në paraburgim dhe pret të përballet me prokurorët e SPAK, që i kanë ngarkuar 13 akuza. E dyta, zv.kryeministrja dhe ministrja e energjisë, nuk është në pranga, por ka një pasaportë të sekuestruar, një pezullim nga detyra dhe një hetim që zgjerohet çdo ditë. Duke bërë një krahasim për mënyrën se si reagoi Edi Rama për njërin dhe për tjetrën, Lapsi.al ka vënë re një dallim themelor, që...