Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Mickoski siguron mandatin e tretë/ VMRO-DPMNE vulos rikthimin në pushtet
Christian Mickovski u rizgjodh kryetar i VMRO-DPMNE-së gjatë kongresit të partisë në qytetin e Kavadarçit, duke nisur kështu mandatin e tij të tretë si udhëheqës i kësaj partie, e cila është më e madhje e spektrit të djathtë. Mickovski ishte kandidati i vetëm për kryesinë e VMRO-DPMNE-së dhe u rizgjodh njëzëri nga rreth 800 delegatë të partisë. Gjatë fjalimit të tij në kongres, ai u ndal veçanërisht te rruga europiane e vendit, e cila mbetet e ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve me Bullgarinë, duke akuzuar Bashkimin Europian se nuk ka aftësi për të dhënë një zgjidhje. “Na presin sfida serioze. Kemi një çështje të hapur me Bullgarinë, por duket se nuk ka një bisedues nga ana tjetër. Duam të arrijmë një zgjidhje të drejtë, por...