Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Partizani e nis me furi derbin e kryeqytetit, të kuqtë gjejnë direkt golin (video)
Derbi i madh i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit është zhbllokuar pas vetëm 7 minutash lojë. Pas një krosimi në zonë të Ismailit dhe devijimit të topit me kokë, Human i gjendur i pamarkuar në zonë, dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN Pavarësisht se të dy ekipet nuk janë në një moment të mirë, sidomos bardheblutë të cilët renditen në fund të tabelës, kur vjen puna te derbi, nuk ka nevojë për motim, luhet vetëm për fitore. Tirana ka vetëm një fitore këtë sezon dhe e ka pikërisht në derbin e parë ndaj Partizanit, ku fitoi 0-3. Ndërkohë, Partizani kërkont ë fitojë derbin e parë për këtë sezon dhe synimi kryesor është të afrohet dhe të kapë “Final Four”. Të dyja ekipet e kanë nisur me...