Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, fermerët: S’ka subvencione nga shteti, importet po na dëmtojnë
Në Peqin u zhvillua panairi tradicional i Gjelit të Detit, një organizim që sjell në vëmendje traditën shumëvjeçare të mbarështimit të këtij shpendi, simboli kryesor i tryezës festive të Vitit të Ri. Gjelat e detit këtë vit në Peqin po tregtohen me 1000 deri në 1200 lek për kg. Sezoni sapo ka nisur por fermerët, theksojnë se çmimi nuk e justifikon mundin. Ata gjithashtu thonë se gjelat e therur të importit po i dëmtojnë, ndërsa nga shteti nuk kanë përfituar asnjë subvencion që ta vijojnë traditën shumëvjeçare. ‘Unë kam 60-70 krerë, po duhet të mos hyjnë nga jashtë që ne të shesim më shumë’, tha një fermerë. Deri tani nuk kemi marrë subvencionim nga shteti, ka kosto shumë, po ne e kemi traditë, Peqini nuk...