Tirana – Partizani derbi i shumë problemeve, nis futja e tifozëve në stadiumin ‘Air Albania’

Tirana – Partizani derbi i shumë problemeve, nis futja e tifozëve në stadiumin ‘Air Albania’

Raundi i 15-të në Superligën e futbollit shqiptar ka rezervuar derbin Tirana – Partizani, i cili merr jetë sot në ‘Air Albania’ duke nisur nga ora 18:00. Forma e dy skuadrave nuk është ajo e një përballje kalibri si kjo, çka mund të ketë detyruar tifozët t’i qëndrojnë larg shkallëve të stadiumit. Nuk priten më shumë se 4 mijë tifozë sot në impiant, duke e bërë duelin e sotëm ndeshjen më pak të ndjekur mes tyre në histori. Një orë para sfidës ka nisur edhe futja e tifozëve në stadium. Pas 14 ndeshjeve të luajtura, Tirana me vetëm 7 pikë mban vendin e fundit në renditje dhe fitoren e vetme të sezonit e ka pikërisht kundër Partizanit në derbin e fazës së parë. Partizani nga...