Asistoi më “rabona”, Guardiola kritikon yllin e ekipit: Nuk e kam parë kurrë Messin ta bëjë një gjë të tillë

Asistoi më “rabona”, Guardiola kritikon yllin e ekipit: Nuk e kam parë kurrë Messin ta bëjë një gjë të tillë

7 Dhjetor 2025 18:09 Telesport Manchester City fitoi 3-0 ndaj Sunderland, duke iu afruar me vetëm dy pikë diferencë Arsenalit të vendit të parë. Goli i tretë i ndeshjes u krijua në një mënyrë spektakolare, me Rayan Cherki që bëri një krosim të guximshëm me “rabona” nga krahu i djathtë për Phil Foden që e shndërroi në gol. Pavarësisht asistit të bukur, trajneri i City, Pep Guardiola, shprehu mosmiratimin e qartë për gjestin e francezit. “Nuk e kam parë kurrë Messin të luajë dhe të bëjë një krosim të tillë… Messi është lojtari më i madh në histori, dhe as prej tij nuk kam parë kurrë pasime të tilla. Një krosim është në rregull, është gjithçka mirë… Nuk ka rëndësi nëse është me këmbën e...