Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi
Vlora nuk të ofron vetëm detin, nuk të ofron vetëm plazh. Me dhjetëra turistë të huaj, zbarkojnë edhe përgjatë dimrit në qytetin bregdetar. Ata vijnë për të shijuar qetësinë që të ofron qyteti, klimën e favorshme. Turistët e huaj, të cilët vijnë kryesisht nga vendet e Europës Perëndimore siç është edhe Belgjika, thonë se vijnë për të mësuar më tepër për historinë e vendit tonë. Për këtë arsye ata i përqendrojnë vizitat e tyre kryesisht tek sitet arkeologjike dhe historike për të takuar nga afër një pjesë të historisë sonë kombëtare. Për ta Shqipëria është një vend aq sa i bukur por edhe i panjohur. “Unë vij nga Belgjika. Jam për herën e parë në Vlorë dhe në Shqipëri gjithashtu. Zgjodhëm Shqipërinë sepse për shumicën...