Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale takim ‘kokë më kokë’ me homologun e Katarit, zbardhet tema e diskutimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale takim ‘kokë më kokë’ me homologun e Katarit, zbardhet tema e diskutimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi sot një takim me ministrin e Shëndetit Publik të Shtetit të Katarit, Mansoor bin Ebrahim bin Saad Al Mahmoud, në kuadër të Forumit të Dohas. Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e shëndetësisë, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe identifikimin e fushave me potencial për projekte të përbashkëta. Gjatë diskutimeve, ministrja Sala theksoi se, transformimi i shëndetësisë është sfida kryesore për Shqipërinë, duke identifikuar tre prioritete strategjike: përmirësimi i menaxhimit të shërbimeve shëndetësore, me qëllim rritjen e cilësisë dhe aksesit për pacientët; integrimi i shërbimeve të mirëqenies sociale dhe shëndetësore, për të ndërtuar një model të unifikuar dhe efektiv të kujdesit ndaj qytetarëve dhe digjitalizimi dhe zhvillimi i Inteligjencës...