Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”
Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka publikuar një foto ku shkruhet se Kosova quhet “Metohi” dhe se i përket territorit të Rerpublikës së Serbisë. Ajo akuzon partinë në puishtet “VLEN” dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, pasi si dy aleatë, nuk do të duhej ta lejonin këtë gjë sipas saj. “A është për burrat e VLEN-it Kosova – Kosovë, apo “Metohia”, ashtu siç figuron në librin e Gjeografisë për klasën e shtatë, botim i vitit 2025? Dhe a është i njoftuar për këtë emërtim mbështetësi i tyre më i madh politik, kryeministri i Kosovës, ai që shquhej për deklarata nacionaliste? A pajtohet edhe ai që Kosova...