Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Drejt derbit, trajneri i Partizanit: Jemi gati, pres maksimumin
Oltijon Kërnaja, trajneri i Partizanit dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Tiranës. Atmosfera në ekip në prag të derbit. “Siç e thash edhe javën e kaluar atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë, djemtë janë përgatitur. Dihet derbit ka një specifikë tjetër, një adrenalinë tjetër nga tifozët, lojtarët ,stafi çdo gjë ka tjetër realitet ka tjetër specifikë. Jemi munduar ta përgatisim në mënyrën e duhur”. Si e prisni Tiranën në këtë përballje? “Zakonisht në derbi nuk është parë asnjëherë renditja e ekipeve. Gjithmonë kanë qenë ndeshje të luftuara, pavarësisht pozicionit në tabelë si nga ekipi jonë ashtu edhe ndaj kundërshtarit. Gjithmonë është luftuar për çdo top dhe çdo gjë do jetë në kuadër të luftës sportive. Nuk duhet të nisemi fare nga renditja,...