Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Kryeministër nuk ka qenë kurrë”, Vasili ‘shpërthen’: Rama përdhos ligjin, shtetin dhe drejtësinë shqiptare
Rama, ashtu si Baldassarre Cossa pirati që u bë Papë shekuj më parë dhe u shpall vonë nga kisha antipapë, po ashtu dhe ky Rama vetëm kryeministër nuk u bë dhe nuk do bëhet dot kurrë. Sepse kryeministër të bëjnë veprimet, respekti absolut ndaj shtetit ligjor, barazisë përpara ligjit, ndaj institucioneve, administrimi korrekt dhe jo grabitja e taksave të shqiptarëve dhe Rama asnjë prej këtyre kushteve absolute nuk i përmbush dot as dje, as sot dhe as mot. Sot Rama po flet se ka merak për respektin ndaj institucioneve dhe ndaj i qenka drejtuar Gjykatës Kushtetuese gjoja për interpretim. Rama pra i është drejtuar po asaj Gjykate, vendimin e të cilës as që e zbatoi, as e begenisi, por e shkeli me dhunë në rastin...