Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Dy gola për 6 minuta, Bylis “kockë e fortë” për Teutën. Laçi dhe Lushnja me fitore të mëdha në Kat. e Parë
7 Dhjetor 2025 15:52 Telesport Bylis dhe Teuta kanë ndarë pikët në përballjen mes tyre në “Adush Muça”. Të dyja ekipet provuan të gjenin golin në pjesën e parë, por rezultati nuk ndryshoi. Pjesa e dytë ishte vërtet interesante. Në minutën e 55-të, Ofor gjen golin ëpr bylis pas krosimit nga goditja e dënimit nga Përndreca. Ndërhyn VAR dhe goli anullohet për pozicion jashtë loje. Në minutën e 75-të, Teuta do të gjente golin pas një gabim fatal nga mbrojtja ballshiote dhe Muço Boçi dërgon topin në rrjetë. Gjashtë minuta më pas ishte radha e mbrojtjes së Teutës për të gabuar, Ibrahim Mustapha shënoi për Bylis. Rezultati final 1-1. Po sot, janë luajtur edhe 4 ndeshje të vlefshme për javën e 15-të në Kategorinë e...