Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Frika për ndikimin e huaj në informacion, në ‘lupë’ çdo lek që futet nga jashtë në media
Qeveria do të kontrollojë dhe hetojë investimet e huaja direkte që do të bëhen në sektorë më rëndësi kritike për sigurinë kombëtare. Projektvendimi për rregulloren “Për procedurat për vlerësimin dhe shqyrtimin e investimeve të huaja direkte që lidhen ose ndikojnë në infrastrukturën publike kritike, teknologjinë kritike dhe mallrat me përdorim të dyfishtë, furnizimin me inpute kritike, aksesin në informacione të ndjeshme ose mbi lirinë e medias”, është të hedhur në Konsultim Publik nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit. Fokusi kryesor i kësaj rregulloreje do të jetë tek kontrolli investimeve të huaja në fushën e medias, me qëllim që të shmangen fushatat e dezinformimit apo ndikimet keqdashëse nga shtete të huaja. “Për të krijuar një balancë midis tërheqjes së investimeve dhe mbrojtjes së interesit publik duhet...