Bilanci mujor i policisë/ 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

Bilanci mujor i policisë/ 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

Policia e Shtetit ka bërë bilancin për muajin që lamë pas, duke evidentuar një sërë operacionesh, arrestimesh dhe goditjesh të rëndësishme ndaj veprimtarive kriminale në të gjithë vendin. Sipas njoftimit zyrtar, puna operacionale, hetimore dhe bashkëpunimi i ngushtë me qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë kanë qenë kyçe në rezultatet e arritura. Gjatë muajit nëntor, forcat e rendit finalizuan 115 operacione policore, mes tyre 13 operacione ndërkombëtare për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim, kryesisht për përfshirje në organizata kriminale. Në total, 602 shtetas u arrestuan për vepra të ndryshme penale. Operacionet e Policisë çuan në sekuestrimin e sasive të konsiderueshme armësh, lëndësh plasëse dhe drogash: 5.6 kg lëndë shpërthyese, 29 granata, mijëra kapsolla detonatore, 41 armë zjarri, rreth 7000 fishekë, si dhe...