Flamurtari “leksion” Tiranës, vlonjatet fitojnë finalen e parë të play off-it

Flamurtari “leksion” Tiranës, vlonjatet fitojnë finalen e parë të play off-it

Skuadra e Flamurtarit fitoi 68-53 ndaj Tiranës finalen e parë play off në basketboll për femra. Ndeshja mes dy skuadrave më të mira të këtij sezoni u luajt në Vlorë. Një ndeshje në përgjithësi e komanduar nga basketbollistet vlonjate, që u shkëputën gradualisht në dy periodat e para. Pjesa e parë përfundoi 39-23 për Flamurtarin. Këtë epërsi skuadra vendase e administroi mjaft mirë në 20 minutat e dyta, duke mos i dhënë mundësi Tiranës të rikuperojë apo afrohet. Ramos me 24 pikë ishte shënuesja më e mirë për Flamurtarin, një lidere në fushë, gjë që mungoi te bardheblutë, shumë larg formës më të mirë. Femra/Finalet play off Nd.1, Flamurtari – Tirana, 68-53 18/04, Tirana – Flamurtari, 18:00 22/04, Flamurtari – Tirana, 18:00 25/04, Tirana –...