Ballkani shkëputet në krye, Drita merr barazim në Klinë, Malisheva fiton në shtëpi

Ballkani shkëputet në krye, Drita merr barazim në Klinë, Malisheva fiton në shtëpi

Albi Mall Superliga e Kosovës dhuroi emocione dhe gola këtë të shtunë, me tri ndeshje interesante të xhiros së 16-të. Ballkani e përforcoi pozitën e parë në renditje, me fitore bindëse para tifozëve të vet ndaj Prishtinës së Re, me shifrat 6:1. Almir Kryeziu, Walid Hamidi dhe Valentin Serebe u shndërruan në protagonistët e takimit, duke shënuar nga dy gola secili. Ndërkaq, golin e vetëm për mysafirët e realizoi Astrit Berisha. Pas kësaj fitoreje, Ballkani kryeson tabelën me 29 pikë, ndërsa Prishtina e Re mbetet e fundit me 14 pikë. Një dramë e vërtet u zhvillua në stadiumin “13 Qershori” në Klinë. Dukagjini ishte pranë fitores, por Drita barazoi në fund falë golit të Besnik Krasniqit në minutën e 94-t. Më herët Dienit Isufi e...