BOKS/ Fitore me nokaut, Prenga shkëlqen në SHBA (VIDEO)

BOKS/ Fitore me nokaut, Prenga shkëlqen në SHBA (VIDEO)

Mbrëmja e djeshme në Bally’s Atlantic City, SHBA, u kthye në një arenë emocionesh për dhjetëra shqiptarë që mbushën sallën për të mbështetur boksierin e talentuar Kristian Prenga. Boksieri Shqipar regjistroi një fitore të frikshme me nokaut, duke e mbyllur duelin e radhës vetëm 1 minutë e 30 sekonda! Me këtë triumf, Prenga mbërrin në KO 19, duke forcuar statusin e tij si një nga puncher-at më të pamëshirshëm në peshat e rënda.     Dominimi i tij që në sekondat e para tregoi qartë diferencën mes dy boksierëve, ndërsa Carmack u gjunjëzua pa mundur të rikuperonte nga fuqia e goditjeve të shqiptarit. Prenga tregoi superioritet absolut, duke dominuar me teknikë të pastër, lëvizje të shpejta dhe goditje të fuqishme, ai arriti ta mbyllë ndeshjen...