Kombëtarja në Botëror do të sakrifikonte gjumin e shqiptarëve, ndeshjet nisin në 04:00 të mëngjesit

Kombëtarja në Botëror do të sakrifikonte gjumin e shqiptarëve, ndeshjet nisin në 04:00 të mëngjesit

Shqipëria është shumë pranë një arritjeje historike. Kuqezinjtë kanë siguruar “play off”-in për Kupën e Botës 2026. Por, për të shkuar në Amerikën e Veriut duhet të kalojnë fillimisht Poloninë dhe më pas fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Megjithatë, kualifikimi për herë të parë në Botëror do të sillte me vete edhe sakrifica për tifozët shqiptarë. FIFA ka publikuar sot oraret e ndeshjeve dhe shqiptarët duhet të sakrifikojnë gjumin e mëngjesit për të parë ndeshjet e Kombëtares. Përballja e parë, në rast kualifikimi në grupe, do të jetë në Monterrei përballë Tunizisë. Ndeshja luhet në orën 04:00 të mëngjesit me orarin tonë. Ndërkaq, sfida e radhës përballë Holandës do të zhvillohet në orën 19:00, ndërsa ajo ndaj Japonisë në orën 01:00 të mëngjesit. Po të njëjtin...