Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Himni për lumturinë i Henry Millerit
Për ata që e censuronin ishte “një pus i zi”. Por përtej skenave erotike, romani parizien i shkrimtarit amerikan ishte një himn për lumturinë, atë të të shkruarit dhe jetuarit- edhe pa asnjë dyshkë në xhep. Nga Enrico Franceschini “Nuk kam para, as burime, as shpresa. Jam njeriu më i lumtur në botë”. Do të mjaftonte kjo frazë për të më bërë të rilexoja Tropikun e Gaforres, romanin e mallkuar me të cilin Henry Miller zbuloi talentin e tij. Ta lexosh në një kohë kur shumë njerëz gjenden pa para, burime dhe shpresa, mund të të japë pakëz optimizëm më shumë për të përballuar pandeminë që ka tronditur ekzistencën tonë. Por nuk është e vetmja arsye e mirë, për t’u zhytur në kryeveprën e shkrimtarit...