Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Finalja e madhe e Kupës së MLS-së, vendos një autogol. Messi & Co një hap afër trofeut të madh (video)
6 Dhjetor 2025 21:33 Telesport Në “Chase Stadium” në Florida po luhet finalja e madhe e Kupës së MLS-së, mes Inter Miami dhe Vancouver Whitecaps. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për Inter Miami. Finalja u zhbllokua që në minutën e 8-të, ku pas një aksioni të shpejtë të Inter Miami, Tadeo Allende pason në zonë për të gjetur shokun e skuadrës, por Edier Ocampo e dërgon atë në portën e tij. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Inter Miami. Thomas Muller & Co kanë edhe 45 minuta të tjerë në dispozicion për të ndryshuar fatin e kësaj finaleje. Përballja e sotme pritet të jetë më e ndjekura në historinë e MLS-së, me mbi 100 milionë shikues. SHIKOGOLIN