Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
VIDEO/ Babai i Jamal nuk di të qëndrojë larg telasheve, sherr me tifozët në tribunë
Munir Nasraui duket se nuk di të qëndrojë larg telasheve. Babai i Lamin Jamal, ka kritikuar përsëri probleme sot teksa ndiqte në stadium ndeshjen mes Betisit dhe Barcelonës. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se në stadiumin e Betisit në Sevilje, babai i futbollistit të katalanasve, ka krijuar telashe me sjelljet dhe gjestet e tij, edhe me provokime ndaj mbështetësve vendas. Ndaj është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë në mënyrë që situata të qetësohej dhe të shmangeshin përplasje në tribunën e stadiumit mes tifozëve të Betisit dhe babait të futbollistit katalanas.