Atmosferë magjike, Korça ndriçohet për festat e fundvitit, qindra qytetarë dhe vizitorë mblidhen në qendër të qytetit

Atmosferë magjike, Korça ndriçohet për festat e fundvitit, qindra qytetarë dhe vizitorë mblidhen në qendër të qytetit

Mbrëmjen e sotme, qyteti i Korçës ka ndezur në mënyrë simbolike dekorimet festive, duke shënuar nisjen zyrtare të sezonit të fundvitit. Sheshi i qytetit u mbush me qytetarë dhe vizitorë, ndërsa numërimi mbrapsht dhe ndezja e dritave krijuan atmosferën e parë të festimeve që do ta shoqërojnë Korçën gjatë gjithë muajit dhjetor. Në fjalën e tij Sotiraq Filo, kreu i bashkisë, theksoi se Korça është tashmë 100% e rezervuar për të gjitha ditët e festave, ndërsa për periudhën deri në natën e ndërrimit të viteve është përgatitur një kalendar i pasur aktivitetesh dhe një ofertë konkurruese turistike. Mbrëmja e ndezjes së dritave u shoqërua me një koncert festiv, ku atmosfera festive dhe pjesëmarrja e lartë e qytetarëve dhanë sinjalin se Korça edhe këtë vit mbetet...