‘Më mori fëmijën’, babai i 2-vjeçarit flet pas sulmit vdekjeprurës nga qeni pitbull: Djali më pa, më buzëqeshi dhe…

‘Më mori fëmijën’, babai i 2-vjeçarit flet pas sulmit vdekjeprurës nga qeni pitbull: Djali më pa, më buzëqeshi dhe…

Babai shqiptar i vogëlushit ka folur për mediat greke dhe ka zbuluar se si ndodhi ngjarja tragjike. “Më thirri vajza ime e vogël dhe unë vrapova menjëherë, kjo është gjithçka që mbaj mend. Djali im iku,” tha i tronditur babai i vogëlushit për televizionin Alpha. Sipas informacioneve të transmetuara nga ERT, çifti, që ka edhe dy fëmijë të tjerë, ishte larguar për të blerë furnizime për shtëpinë dhe kur u kthyen pak pas mesditës, djali i vogël humbi vëmendjen e prindërve dhe iu afrua pemës ku ishte lidhur pitbulli, i cili e sulmoi, duke i shkaktuar lëndime të rënda. “Qeni ishte i pastrehë, e kishin hedhur dhe e mora unë sepse fshati thoshte se do të hante kafshët. E mora për t’i dhënë një vend ku...