Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë
Burgjet në Shqipëri janë të mbushura me të dënuar të sëmurë, nga të cilët 494 prej tyre nuk duhet të trajtohen si të burgosur mbasi janë me masë mjekësore detyruese dhe vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. 906 të tjerë vuajnë nga sëmundje kronike kurse 124 të tjerë trajtohen çdo muaj me metadon mbasi janë kartelizuar edhe si përdorues droge. Këto të dhëna shqetësuese TCH i ka siguruar në një kërkesë të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve që ngre shqetësimin dhe kërkon që ministria e shëndetësisë të marrë përgjegjësinë për ata të sëmurë që vuajnë nga shëndeti mendor dhe i janë nënshtruar mjekimit të detyruar. Jemi në pamundësi absolute deklarohet zyrtarisht nga burgjet për pritjen dhe akomodimin e këtyre personave mbasi kapaciteti është vetëm 200...