Tatimet mbledhin 360 milionë euro në Nëntor, rriten ndjeshëm të ardhurat, efekt konsumi dhe pagat

Tatimet mbledhin 360 milionë euro në Nëntor, rriten ndjeshëm të ardhurat, efekt konsumi dhe pagat

Administrata tatimore vijon perfomancën pozitive sa i takon rritjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit. Në muajin Nëntor, të ardhurat nga tatimet regjistrohen në 36 miliardë lekë apo rreth 360 milionë euro, duke kapërcyer me rreth 12.3 % në raport me në të njëjtin muaj të një viti më parë. Rritja regjistrohet në 4 miliardë lekë apo 40  milionë euro në raport me Nëntor 2024, ndërsa në raport me planin ka një rritje prej 590 milionë lekësh apo 1.7 % më shumë. Kjo shifër ka vijuar në trendin pozitiv të muajve të verës, ku pavarësisht faktit se sezoni veror dhe efekti i turizmit masiv nuk është më prezent, sërish tregon konsum të lartë, duke qenë se peshën kryesore në të ardhura dhe në rritje...