Inter bind ndaj Como-s, Lautaro vendos rekordin historik. Calhanoglu supergol (video)

Inter bind ndaj Como-s, Lautaro vendos rekordin historik. Calhanoglu supergol (video)

6 Dhjetor 2025 19:58 Telesport Inter ka fituar 4-0 ndaj Como në “San Siro”, ndeshje e vlefshme për javën e 14-të në Serie A. Goli që do të vuloste fitoren e zikaltërve do të vinte në minutën e 58-të, ku Marcus Thuram shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit nga Federico Dimarco. Francezi duke ëprfituar nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtes së Como-s, dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 80-të ishte radha e Hakan Calhanoglu për të gjetur rrjetën. Mesfushori turk shënoi me një goditje fantastike nga distanca. Në minutën e 85-të, ishte Carlos Agusto që gjeti golin pas krosimit perfekt të marrë nga Federico Dimarco. Braziliani shënoi me një goditje të bukur brenda zonës. Rezultati final 4-0. Inter i shkakton...