Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)
FIFA ka nxjerrë sot programin zyrtar të ndeshjeve dhe listën e stadiumeve ku do të zhvillohet Botërori 2026, duke bërë të qartë edhe vendosjen e çdo përballjeje në fazën e grupeve. Në këtë kuadër përfshihet edhe Grupi F, ku Shqipëria mund të marrë pjesë në rast të kualifikimit përmes play-off-it. Njoftimi konfirmoi një shqetësim të ditëve të fundit: oraret janë të pandryshuara dhe aspak të favorshme për Evropën. Të gjitha takimet janë caktuar sipas kohës së Bregut Lindor të SHBA-së, gjë që krijon një hendek prej gjashtë orësh me zonën kohore të Shqipërisë dhe Evropës Qendrore. Nëse Shqipëria siguron pjesëmarrjen, debutimi i saj potencial ndaj Tunizisë do të zhvillohet në Monterrej të Meksikës në orën 22:00 të datës 14 qershor sipas orës amerikane, që për...