Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave
Një aksident i rëndë rrugor është këtë mbrëmje në aksin rrugor Qaf Murriz-Shakalla e Tujanit në vendin e quajtur Zall-Bastar. Si pasojë e përplasjes së dy makinave janë plagosur 4 persona. Njëra nga makinat është kthyer përmbys. Kanë qenë drejtuesit e mjeteve të cilët kanë pikas aksidentin dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën të cilët kanë shkuar në vendngjarje, ku dhe kanë bërë të mundur dërgimin e të plagosurve drejt spitalit të Traumës. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit, paraprakisht mendohet lagështira në rrugë si dhe shpejtësia e madhe.