Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Tragjedi në Itali, nëna vret vajzën e sëmurë dhe më pas veten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Siçili, një nënë ka vrarë vajzën e saj të sëmurë dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Mediat italiane raportojnë se 78-vjeçarja Lucia Pecoraro, vrau vajzën e saj me aftësi të kufizuara, Giuseppina Milone, 47 vjeçe dhe më pas vari veten në Corleone, në provincën e Palermos. Ngajrja e rëndë ndodhi në qendrën historike të qytetit. Karabinierët, të cilët po kryejnë hetimin, dhe stafi mjekësor i urgjencës 118 ndërhynë. Ekipet e shpëtimit e gjetën vajzën të mbytur me një litar poshtë në shtëpinë e tyre. Trupi i nënës së saj u gjet i varur nga kangjellat sipër. Banorët thanë se e moshuara humbi bashkëshortin e saj, një infermier në pension nga Spitali Bianchi në Corleone, tetë muaj...