Bayern fitore me “manita” dhe nis arratinë, Leverkusen bëhet për “Aspirina” (video)

Bayern fitore me “manita” dhe nis arratinë, Leverkusen bëhet për “Aspirina” (video)

Bayern Munich nuk di të ndalet këtë sezon në Bundesligë. Bavarezët kanë marrë fitoren e 12-të për këtë sezon, ku kanë vetëm një barazim në 13 javë dhe sot fituan 0-5 në transfertë ndaj Stuttgart. Bayern gjeti golin që në minutën e 10-të, ku pas një topi të gjatë të Jonas Urbig dhe kombinimit me Michael Olise, Konrad Laimer shënon me finte. Në minutën e 66-të, Harry Kane dyfishon shifrat për bavarezët pas një goli të bukur nga distanca. Në minutën e 78-të, Josip Stanisic shënoi golin e tretë për bavarezët, me një goditje të lehtë me të djathtën brenda zonës, pas asistit të Luis Diaz. Në 10 minutat e fundit, vendasit mbetën me 10 lojtarë pasi i sapofutur në fushë, Lorenz Assignon, u ndëshkua...