Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Man. City “spektakël” ndaj Sunderland dhe rrit presionin ndaj Arsenal. Broja titullar në humbjen e Burnley, Chelsea nuk di të përfitojë (video)
6 Dhjetor 2025 17:56 Telesport Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e javës së 15-të për në Premier League. Në “Etihad”, Manchester City fitoi 3-0 ndaj Sunderland të Granit Xhakës, duke qenë tani vetëm dy pikë larg Arsenalit të vendit të parë. Ruben Dias zhbllokoi shifrat në minutën e 31-të me një gol spektakolar nga distanca. Goditja fuqishme e qendërmbrojtësit portugez përfundon në rrjetë. Në minutën e 35-të, Josko Gvardiol shënon me kokë pas krosimit të Phil Foden nga goditja e këndit. Në minutën e 65-të, Phil Foden shënon me kokë pas asistit të Rayan Cherki, duke vuolsur fitoren 3-0 për “Qytetarët”. Chelsea nuk arrin të përfitojë nga humbja e Arsenalit, pasi “Blutë” u ndalën në barazim pa gola në transfertën ndaj Bournemouth dhe renditen në...