Kanadaja heq Sirinë nga lista e zezë e shteteve që mbështesin terrorizmin

Kanadaja heq Sirinë nga lista e zezë e shteteve që mbështesin terrorizmin

Qeveria kanadeze njoftoi se kishte hequr Sirinë nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin. Gjithashtu kishte hequr edhe Hayat Tahrir al-Sham (HTS), organizatën që udhëhoqi aleancën e rebelëve islamikë që rrëzuan ish-Presidentin Bashar al-Assad, nga lista e subjekteve terroriste sipas kodit penal kanadez. Autoritetet informuan se akti u ndërmor “në përputhje me vendimet e fundit të aleatëve”. “Këto masa janë në përputhje me vendimet e fundit të marra nga aleatët tanë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndjekin përpjekjet e qeverisë kalimtare siriane për të promovuar stabilitetin e Sirisë, për të ndërtuar një të ardhme gjithëpërfshirëse dhe të sigurt për qytetarët e saj dhe për të punuar së bashku me partnerët globalë për të forcuar stabilitetin rajonal dhe për të...