Xhaka dhe Sunderland i tij nuk i rezistojnë dot Man. City-t. Tottenham “ok”, Broja titullar. Chelsea e mbyll pa gola (video)

Xhaka dhe Sunderland i tij nuk i rezistojnë dot Man. City-t. Tottenham “ok”, Broja titullar. Chelsea e mbyll pa gola (video)

6 Dhjetor 2025 16:50 Telesport Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e javës së 15-të në Premier League. Në “Etihad”, Manchester City është duke fituar 2-0 ndaj Sunderland të Granit Xhakës. Ruben Dias zhbllokoi shifrat në minutën e 31-të me një gol spektakolar nga distanca. Goditja fuqishme e qendërmbrojtësit portugez përfundon në rrjetë. Në minutën e 35-të, Josko Gvardiol shënon me kokë pas krosimit të Phil Foden nga goditja e këndit. Në “St. James’ Park”, Newcastle po fiton 2-0 ndaj Burnley. Për “Qymyrxhinjtë” shënoi Bruno Guimaraes direkt nga goditja e këndit në minutën e 30-të. Antony Gordon dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë. Armando Broja titullar për Burnley. Miqtë janë me një lojtar më pak, Lucas...