Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, i cili së bashku me Ervin Salianjin kanë nisur një lëvizje brenda PD, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që konsumoi me Ervin Salianjin dhe eksponentë të tjerë të kësaj force politike. Komentet Alimehmeti i bëri në studion e emisionit ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita Haklaj në A2 CNN, ku tha se gjatë takimit e përgëzoi Berishën që kishte vendosur të dilte në terren për t’u takuar me demokratët. Alimehmeti ripërsëriti gjithashtu se lëvizja e organizuar nga Salianji dhe kolegë të tjerë demokratë nuk ka për qëllim pozicionin e kryetarit të PD-së. “Nuk ka asnjë nga këto lloj takimesh që nuk ia do të mirën PD-së. Doktor Berisha është kryetar i PD-së. Unë...