Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Krizë te ekipet e Kategorisë së Parë, 8 trajnerë të larguar
Sezoni 2025–2026 në Kategorinë e Parë po karakterizohet nga një numër i lartë ndryshimesh trajnerësh. Pas javës së 14-të, kanë ndodhur tetë dorëheqje ose shkarkime, duke vendosur një mesatare prej një trajneri të larguar çdo 1.75 javë. Së fundmi, Shpëtim Duro la drejtimin e Besës, ekip që ndryshon trajner për herë të tretë këtë sezon. Edhe Kukësi ka kaluar dy herë ndryshim në pankinë dhe aktualisht drejtohet nga një staf provizor. Largimet kanë nisur që pas javës së dytë me Emiljano Çelën dhe kanë vijuar pothuajse në çdo javë ndeshjesh. Ndër emrat e tjerë të larguar janë Erjon Xhafa te Lushnja, Ardian Mema te Pogradeci, Sedat Pajaziti nga Kukësi , Stefano Senigagliesi nga Laçi, Besmir Shabani nga Luftëtari dhe Bledar Devolli nga Kukësi. Disa prej...