Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
SPAK tha se Veliaj është njohur me aktet e dosjes, reagojnë avokatët e kryebashkiakut të Tiranës: Ende nuk është njohur me asnjë provë
Një ditë pas deklaratës dhe sqarimit publik të bërë nga SPAK në lidhje me pretendimet e Erion Veliajt se nuk është njohur me aktet e procedimit, ka reaguar pala mbrojtëse e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Sipas mbrojtjes së Veliajt, ky i fundit nuk ka ende në dispozicion asnjë provë, ndërsa shtojnë se koha në dispozicion për t’u njohur me dosjen është e pamjaftueshme për ta, pasi dosja ka 60 mijë faqe që do duhet të lexohen me kujdes. Avokatët nënvizojnë se të gjitha kërkesat për kohë shtesë janë paraqitur vetëm për të garantuar të drejtën themelore të njohjes së plotë dhe efektive me materialet e çështjes. dhe se çdo shtyrje është vendosur nga gjykata pas vlerësimit se kërkesat ishin të arsyetuara dhe të domosdoshme...