Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Përdhunuan në grup turisten e dehur, kërkohen nga 10 vite burg për peshëngritësin italian dhe tre shokët e tij
Prokuroria e Trapanit ka kërkuar një dënim me dhjetë vjet burg për kampionin olimpik të peshëngritjes Antonino Pizzolato, fitues të medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe Lojërat Olimpike të Tokios 2021. Ai akuzohet për përdhunim të rëndë në grup. Sipas gazetave ‘la Sicilia’ dhe ‘Giornale di Sicilia’, i njëjti dënim është kërkuar edhe për tre të pandehurit e tjerë, Davide Lupo, Claudio Tutino dhe Stefano Mongiovì. Paditësi civil, i përfaqësuar nga avokati Nicola Pellegrino, mbështet kërkesat për dënim. Faktet e vitit 2022 Në qendër të procedurave janë akuzat për abuzim që dyshohet se është kryer në korrik 2022 në Trapani kundër një turisteje finlandeze, të cilën ai e takoi në një restorant me disa gra të tjera finlandeze. Sipas prokurorëve Andrea...