Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Verstappen siguron “pole position” në Abu Dhabi, Norris dhe Piastri e ndjekin pas
Max Verstappen siguroi “pole position” sot në pistën e Abu Dhabi, ku të dielën do të zhvillohet gara e fundit sezonale në Formula 1, ajo që do të përcaktojë titullin kampion për pilotë. Piloti holandez i Red Bull dha kohën 1’22”207, duke qenë më i shpejti në pistë. Pas tij u renditën dy makinat McLaren, me britanikun Lando Norris që në xhiron e fundit arriti të lërë pas shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri (i treti). Pra, tri pretendentët për titull janë në tri vendet e para, cka pritet ta bëjë mjaft interesante garën. Në vendin e katërt u klasifikua George Russell me Mercedes, dukë lënë pas Charles Leclerc me Ferrari (i pesti). Sfida e sotme për “pole“ ishte e fortë, por në sesionin...