Titullar në Premier League, mundësi e artë për Brojën

Titullar në Premier League, mundësi e artë për Brojën

Armando Broja do të luajë si titullar në duelin mes Newcastle dhe Burnley-t, i vlefshëm për javën e 15-të në Premier League. Kjo është ndeshja e parë ku sulmuesi i Kombëtares do të luajë si titullar në kampionatin anglez për këtë sezon. Trajneri Parker i ka dhënë mundësinë Brojës për të treguar vlerat e tij. Burnley po kalon një moment të vështirë dhe Broja shihet si një nga lojtarët shpëtimtarë në sulm. Mbetet të shihet nëse shqiptari do t’ia dalë të shënojë golin e parë sezonal në Premier League.