Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Albana Vokshi, rizgjidhet si zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe drejtuesja e forumit të gruas në PD, Albana Vokshi është rizgjedhur si zv/presidente e forumit të Gratë të Partive Popullore Europiane. Gjatë mbledhjes së përgjithshme të mbajtur ditën e sotme në Bruksel, Vokshi është votuar nga anëtaret e këtij forumit për një mandat të dytë në këtë detyrë, ndërkohë që presidentja e re e këtij forumi është zgjedhur, Mariya Gabriel ish-zv/kryeministre dhe ish-ministre e Jashtme e Bullgarisë. Pasi u rikonfirmua në këtë detyre, Vokshi shprehu falënderimet për mbështetjen që mori. ‘Jam veçanërisht krenare që kemi mbrojtur demokracinë dhe vlerat europiane në Ballkanin Perëndimor dhe kemi punuar për të forcuar integrimin europian të këtij rajoni’, tha ndër të tjera Albana Vokshi zv/presidente e EPP Women. Fjala e saj: Është një...