Analizë reale apo “gjueti shtrigash”? Berisha sfidon foltoren e Salianjit: Asnjë takim privat s’do të dëgjohet

Analizë reale apo “gjueti shtrigash”? Berisha sfidon foltoren e Salianjit: Asnjë takim privat s’do të dëgjohet

Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur një konferencë për mediat, ndërsa foli edhe për farsën elektorale, duke u ndalur tek çështjet e brendshme të Partisë Demokratike. Ai tha se do të ketë një analizë të brendshme, ndërsa shtoi se pas kësaj në PD do të ndahen funksionet dhe se të gjitha këto do bëhen me vullnetin e demokratëve. “Foltorja ka qëllimin e vet, takim dhe debat të hapur. Pa filtra para kamerave me mbështeësit tanë. Aty regjistrojmë propozimet e tyre, shënojmë kritikat që ata bëjnë që t’i përmirësojnë. Në këtë Foltore në ezaurojmë debatin e domosdoshëm të brendshëm në parti, ajo do bëhet në çdo qelizë. Nuk jemi symbyllazi. Kur mbaruan zgjedhjet pati nga ata që kishin marrë rrogën e deputetit të PD, të...