Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Grupi për Studime Politike dhe Juridike në Kosovë ka bërë thirrje për një konsensus politik më të gjerë mbi çështjet integruese, duke paralajmëruar se ngërçi politik që ka karakterizuar Kosovën që nga zgjedhjet e shkurtit të këtij viti ka shkaktuar pasoja të mëdha për zhvillimin ekonomik dhe kredibilitetin ndërkombëtar të vendit, raporton Ekonomia Online. Po ashtu u kërkua që përtej agjendës së brendshme partiake, vendi ka nevojë për një dialog dhe bashkëpunim më të gjerë për çështje kyçe si dialogu me Serbinë dhe përparimi i procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, si dhe aplikimi për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian. Drejtoresha Ekzekutive e GLPS, Njomza Arifi tha se ndikimi i ngërçit politik është evident edhe tek fondet e Bankës Botërore dhe projekte të...