PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

Në shumë vende evropiane tashmë po aplikohet ulja e orarit të punës në 36, madje edhe 34 orë në javë, ndërsa në Shqipëri orari standard prej 40 orësh shpesh tejkalohet pa kompensim të duhur. Presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj, ka ngritur sot shqetësimin për situatën, duke theksuar se ndryshimet në Kodin e Punës janë jo vetëm të domosdoshme, por të vonuara Nikollaj thotë se qeveria duhet të reformojë Kodin e Punës, duke sjellë standarde të reja që mbrojnë punonjësin dhe frenojnë praktikat abuzive me oraret Punonjës nga sektorë të ndryshëm, veçanërisht nga ai privat, shpesh raportojnë se punojnë me orare të zgjatura që sipas tyre shpesh dhe nuk paguhen.