Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek sektorët strategjikë, me qëllim garantimin e transparencës dhe mbrojtjes së interesit kombëtar. Përmes një projektvendimi të ri synohet të kontrollohen ato investime të huaja që mund të ndikojë në sigurinë kombëtare, rendin publik dhe informacionet e ndjeshme. Nisma, e hartuar sipas standardeve të BE-së, synon të garantojë që kapitali i huaj të jetë i sigurt, transparent dhe i monitoruar. Sipas draftit, çdo investim i huaj që prek sektorë të ndjeshëm do të kalojë në sitën e Ministrisë së Ekonomisë, e cila njofton institucionet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë për të marrë komente. Çdo investim që vjen nga një vend i tretë, ose edhe nga BE por...