Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Agnelli feston 50-vjetorin; urimet e Juventusit dhe thirrjet e tifozëve për t’u rikthyer
6 Dhjetor 2025 13:47 Alfred Lleshi “E gëzofsh ditëlindjen Andrea!” Përmes rrjeteve sociale, Juventus i uron ish-presidentit Agnelli ditëlindjen e 50-të. Agnelli kishte deklaruar së fundi: “Dashuria ime për Juventusin mbetet totale dhe e palëkundur”, pas miratimit nga GUP i marrëveshjes për ish-udhëheqësit e klubit të përfshirë në hetimin “Prisma”. Më 20 nëntor për Agnelli përfundoi pezullimi prej 34 muajsh, që kishte nisur në janar 2023, brenda procesit sportiv për plusvalencat e klubit dhe më pas në procesin lidhur me manovrat e pagave, marrëdhëniet me agjentët dhe partneritetet me klube të tjera, duke i dhënë mundësinë të rikthehet në role operative në futboll. Tifozët bardhezinj shpërthejnë në komente, duke kërkuar që Agnelli të “kthehet në krye”, duke treguar dashurinë dhe besimin e madh që kanë...