Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Tregim nga më të bukurit e Ernest Koliqit: Kërcimtarja e Dukagjinit
Ernest Koliqi Nga Ernest Koliqi Puc, motër e vogël andërrtare qi hapë sytë e zez të mëdhaj edhe dridhesh nga andja e sendeve të mrekullueshme kur të kallzoj ndonji prrallë, – Puc, shtegtare e palodhshme gjatë udhës lulëzim-plote të prrallave, e cila në kët jetë a’ ndoshta e vetmja qi arrin deri tu Fatbardhësija, – Puc, ndëgjoje, me kureshtën e heshtëshme qi të pezullon krejt gjallninë e vizave të fytyrës e të gjymtyrve të njoma, legendën e vjetër të Kërcimtares së Dukagjinit.Paska qenë dikur në Dukagjin nji vajzë mrekullisht e hijëshme. Për në dhe’ tonë asokohe mund të thohej se nuk kishte si m’u gjetë nji tjetër ma e bukur. Hijeshija e fytyrës e përsosja e gjithë pjesëve të trupit, lente për nji copë herë...