“Revanshi”/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona, mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

“Revanshi”/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona, mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, mes tyre ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka. 27 personat janë pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një sërë veprash penale si vrasje, trafik droge etj. Sipas SPAK, të pandehurit Arben Ndoka dhe Arian Tuku kanë rolin e krijuesve, organizuesve dhe drejtuesve të grupit të strukturuar kriminal të cilët kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Durim Bami dhe Valter Bami. Prokuroria e Posaçme informon se 27 të pandehurit, Ervis Martinaj, Endrit Dokle, Fatmir Troplini e Elson Reçi, janë përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale.  LEXO NJOFTIMIN E PLOTË TË SPAK