Dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhallës, lihet në burg Nevzat Spaho

Dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhallës, lihet në burg Nevzat Spaho

Gjykata e Elbasanit la në burg edhe 29 vjeçarin nga Përrenjasi, Nevzat Spaho, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan mbrëmjen e 30 Nëntorit. Elis Dine ra dakord me prokurorin Gjergji Ceka i cili kërkoi “Arrest me burg” për 29 vjeçarin i njohur për policinë si person me precedentë të theksuar kriminalë. Ende janë të paqarta lidhjet e Spahos me biznesmenin nga Elbasani, por në gjurmët e tij çoi makina e cila u përdor në momentin e ngjarjes dhe më pas u dogj pranë fshatit Morakë të Librazhdit. Më herët gjykata vendosi gjithashtu të lerë në burg Xhino Agon ortak i biznesmenit Mëhalla, gjithashtu i akuzuar si bashkëpunëtor në krim. Dëshmitë e familjarëve të Mëhallës për marrëdhëniet shumë të mira...