Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Zbardhet tentativa për vrasjen e Durim Bamit dhe Aleks Ndrekës/ SPAK dërgon për gjykim 27 të pandehur, ‘zbërthehet’ roli i ish-deputetit të PS dhe i Ervis Martinajt
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, të akuzuar për vepra penale, të kryera në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal nr.53/3 të vitit 2022, ndaj 27 të pandehurve, të akuzuar për vepra penale, të kryera në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale. Të pandehurit dhe akuzat: 1. Arben Ndoka, akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit, Aleks Ndreka, në datën 01.12.2020 në qytetin e Lezhës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 22...