Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Greqi-Fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit, dhunë në Selanik. Policia përdor gaz lotsjellës
Policia në Greqi përdori gaz lotsjellës ndaj fermerëve që po përpiqeshin të bllokonin rrugën që të çon drejt aeroportit ndërkombëtar të Selanikut, në shenjë proteste ndaj shtyrjes së pagesave të subvencioneve evropiane për agrikulturën. Të zemëruar, fermerët vendosën disa mijëra traktorë dhe mjete të tjera në pikat kyçe të autostradave të vendit, duke ndaluar herë pas here trafikun dhe duke kërcënuar me bllokimin tërësor të rrugëve, porteve dhe aeroporteve. Vetëm në Selanik, nga 200 deri në 300 fermerë me mbi 100 traktorë bllokuan një nga rrugët për në aeroport. Ndërsa një grup më i vogël i përdori mjetet bujqësore për të përçarë një kordon të forcave të policisë për të bllokuar rrugën kryesore, që do të pengonte përfundimisht udhëtarët që të hynin në kompleks. Më...